Zbuloni se si ndikon alkooli në depresionin tuaj

Shëndetësia

Zbuloni se si ndikon alkooli në depresionin tuaj

Më: 30 prill 2019 Në ora: 09:03
Ilustrim

Personat që konsumojnë një gjysmë gote verë në ditë kanë rrezikshmëri më të ulët ndaj depresionit, ky është rezultati një studimi të bërë në Suedi. Në këtë studim janë përfshirë 5,000 persona të cilët janë studiuar gjatë një periudhe 12-vjeçare, për të parë se si alkooli ndikon në gjendjen e tyre mendore. Sipas studimit njerëzit janë më të lumtur kur konsumojnë 14 njësi alkooli në javë, ose ekuivalentia e 10 shisheve birrë dhe pak më pak se 10 gota verë. Ata që zgjedhin të mos pinë përfundojnë me 70% rrezikshmëri më të lartë ndaj depresionit. Në fakt konsumi i alkoolit dhe kryesisht verës normalisht me kriter, ka disa element të cilët ndikojnë pozitivisht në organizmin tonë.

Mund të parandalojë dëmtimin e dhëmbëve

Një studim tjetër i Journal of Agricultural and Food Chemistry, kohë më parë thoshte se hulumtuesit zbuluan se vera e kuqe (madje edhe ajo jo-alkoolike) eliminon më mirë bakteret që formojnë gurëza, sesa shpëlarësit e gojës.

Mund të mbajë nën kontroll alergjitë

Tingëllon çuditshëm, por është e vërtetë . Në një përmbledhje të kohëve të fundit të rreth 80 studimeve të botuara, studiuesit sugjerojnë se flavonoidet, antioksidantë që gjendet në verën e kuqe, mund të zvogëlojë simptomat e alergjisë dhe astmës. Nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këto gjetje por është premtuese.

Mund të vonojë fillimin e sëmundjes Alzheimer dhe Parkinson (nëse jeni të rrezikuar për t’u prekur nga kjo sëmundje)

Shkencëtarët zbuluan se enzimat dhe përbërësit aktive të verës së kuqe në të vërtetë mbronin neuronet nga vdekja duke parandaluar zhvillimin dhe përkeqësimin e sëmundjeve si Alzheimer. Kjo eshte nje arsye e mire per te trokitur gotat dhe per te bere gezuar me vere !!

Mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit por edhe peshën

Mund t’ju interesojë gjithashtu: E kuqe apo e bardhë? Të pirit vere në mënyrë te moderuar përshpejton metabolizimin. Qoftë e bardhë apo e kuqe mjafton të bëni zgjedhjen e duhur per te përfituar ! Ndër verërat e bardha, zgjidhni Chardonnay, Riesling, Zinfandel, Sauvignon Blanc, të cilat përmbajnë më pak se 85 kalori dhe një gram sheqer. Nëse pëlqeni të kuqen kërkoni për Merlot, Pinto Noir të cilat kanë më pak se një gram sheqer dhe 88 kalori.

Mund t’ju ndihmojë të mbani sheqerin në gjak në kontroll

Në një studim në revistën Annals of Internal Medicine, shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e 224 pacientëve me diabet tip 2 të cilët u ndanë në tre grupe: Grupi i parë (dhe më fatlum) u udhëzuan për të pirë 150 ml verë të kuqe çdo natë për dy vjet dhe grupi i dytë duhet të pinte 150 ml verë të bardhë. Grupi i fundit duhej të pinte ujë mineral. (fatkeqësisht.) Deri në fund të studimit, studiuesit zbuluan se njerëzit që kishin pirë verë kishin një nivel optimal të sheqerit në gjak dhe grupi i verës së kuqe kishin përmirësime edhe në nivelin e kolesterolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat