Por një prej shenjave mund të shfaqet përmes syve tuaj që marrin një ngjyrë dalluese.
Sipas Fondacionit Britanik të Mushkërive një zverdhje e syve mund të jetë një prej shenjave paralajmëruese të kancerit në mushkëri.
Ajo mund të shkaktohet nga verdhëza ku zverdhet lëkura dhe të bardhët e syve, shkruan Express.co.uk, transmeton Klan Kosova.
“Shpesh nuk shfaqen simptoma të kancerit të mushkërive derisa tumori të bëhet i madh”, thonë nga ky fondacion.
“Ajo mund të vërehet vetëm nëse bëni një rëntgen apo ndonjë skanim për ndonjë arsye tjetër”.
“Me kalimin e kohës do të filloni të përjetoni simptoma si vrazhdësi zëri, humbje të oreksit dhe gjak në mukozë”.