Shkaktarët e lëkurës së thatë

Shëndetësia

Shkaktarët e lëkurës së thatë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Lëkura e thatë mund të jetë zhgënjyese, por ka disa mënyra që ju mund ta bëni më të vështirë ta menaxhoni.

Lëkura e thatë menjëherë ju asocion në fjalët: kruajtje, djegie, tendosje apo ndjeshmëri? E kjo nuk ndodh vetëm dimrit, pasi mund të jetë e tillë gjatë tërë vitit.

Sigurisht se edhe për këtë problem ekzistojnë disa metoda të thjeshta që në rast se u përmbaheni do t’a eliminoni ndjenjën e pakëndshme për lëkurën e thatë.

Lëkura e thatë mund të jetë në tërë trupin, por më së shumti në duar, pëllëmbë, këmbë dhe bark, por kryesisht nuk vihet re në shikim, por në prekje.

Nëse nuk trajtohet, lëkura e thatë mund të shkaktojë shumë probleme serioze, siç është dermatiti.

Ne ju sjellim disa nga shkaktarët që ua bëjnë lëkurën e thatë:

Ajri i thatë

Ajri i thatë largon vajrat nga lëkura. Por edhe ajri në shtëpinë tuaj po ashtu mund të jetë i thatë dhe të thajë lëkurën. Zgjidhja më e mirë është që hapësirën ta ajrosni rregullisht, pavarësisht se sa është jashtë ftohtë apo ngrohtë.

Dushet e gjata dhe të nxehta

Dushi është gjithsesi forma më e mirë e larjes te personat që kanë lëkurë të thatë, por kjo nuk është e tëra. Nëse çdo dush zgjat shumë dhe atë me ujë të nxehtë, gjithsesi zvogëlojeni, sepse nuk i bëni mirë lëkurës suaj. Në fund të fundit, 5 minuta dush është e mjaftueshme për mbajtjen e higjienës trupore.

Uji nuk duhet të jetë i ftohtë, por njëlloj nuk duhet të jetë as i nxehtë. Gjeni një mes të artë, shkurtoni kohën e dushit dhe aplikojeni losionin përgjegjës dhe shumë shpejt do ta zgjidhni problemin e lëkurës së thatë.

Rrobat e ashpra

Lëkura e thatë është në veçanti e ndjeshme, prandaj ekspozimi konstant ndaj stimujve, siç është rroba e ashpër, mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen. Rrobat e tilla mos i blini.

Vendosni për veshje nga materialet e lehta, siç është pambuku. Po ashtu, kini kujdes që rrobat tuaja të mos jenë shumë të ngushta, sepse kjo mund të shkaktojë tharje shtesë të lëkurës. Nëse lëkura pavarësisht gjithçkaje është e irrituar, ndoshta duheni ta ndërroni detergjentin për larjen e rrobave.

Sapuni i gabuar

Ata paraqesin të paktën 50 për qind të problemit. Sapunët, xhelat për dush dhe banjat e ndryshme shumë shpejt largojnë vajrat natyrale nga lëkura juaj, ndërsa njerëzit dinë edhe ta teprojnë me ta.

Po ashtu mund të harroni në objektet e ashpra për pastrim në dush siç janë dorezat ose sfungjerët. Kjo është më e keqja që mund t’i bëni ndjeshmërisë suaj dhe lëkurës së thatë. Në këtë mënyrë do të largoni të gjitha vajrat natyrale nga lëkura dhe do ta lini lëkurën të pambrojtur dhe të irrituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat