Humbni peshë me këto ushqime pa karbohidrate

Shëndetësia

Humbni peshë me këto ushqime pa karbohidrate

Më: 3 maj 2019 Në ora: 08:46
Ilustrim

Eliminimi i karbohidrateve nga regjimi ynë ushqimor është një strategji shumë e mirë për të humbur disa kilogramë, kështu që më poshtë ju rendisim disa ushqime që nuk kanë karbohidrate.

Kërpudhat – Janë të varfra nga karbohidratet dhe përmbajnë një sërë vetish ushqyese si hekur, kalcium, selen dhe magnez. Po ashtu janë një burim i mirë antioksidantësh.

Midhjet – Midhjet e të gjitha llojeve janë të pasura me proteina, vitamina të grupit B, kripëra minerale, fosfor, hekur, sodë dhe nuk kanë karbohidrate.

Vezët – Janë ndër ushqimet që zgjidhen më shpesh për një dietë pa karbohidrate, për shkak edhe të vetive të shumta ushqyese.

Karkalecat dhe gaforret – Janë një burim i mirë proteinash dhe nuk kanë karbohidrate.

Mishi i kuq – Nuk ka karbohidrate, ndaj mund ta konsumoni pa problem.

Farat e kungullit– Janë ideale për të gjithë ata persona që janë në dietë por që nuk duan të humbin shijen e karbohidrateve shkruan noa.al. Ndër të tjera i bëjnë mirë zemrës, reduktojnë stresin dhe forcojnë sistemin imunitar.

Mishi i bardhë – Është padyshim shumë më i shëndetshëm se mishi i kuq dhe mund ta konsumoni te mishi i pulës, lepurit por edhe peshk.

Djathi – Rekomandohet djathi Grana Padano i cili është një djathë i traditës italiane, i pasur me kripëra minerale dhe pa karbohidrate.

Gjalpi – Përdoret gjerësisht për të përgatitur shumë gatime, por është mirë që të konsumohet në sasi të moderuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat