Arrestohet mjeku që infektoi 65 fëmijë me HIV

Shëndetësia

Arrestohet mjeku që infektoi 65 fëmijë me HIV

Më: 3 maj 2019 Në ora: 19:45
Foto ilustruese

Mjeku u arrestua pasi u paraqitën ankesa nga zyrtarë shëndetësorë në qytetin Larkana në jug të Pakistanit.

Kreu i policisë në Larkana, Kamran Nawaz, që i prinë hetimeve për rastin njoftoi se mjeku dyshohet të ketë infektuar 90 persona me virusin HIV, ku 65 prej tyre janë fëmijë. Nawaz shoi edhe se “mjeku është edhe vet i infektuar me HIV”.

Pasi institucionet shëndetësore vërejtën përhapjen e të infektuarëve në Larkana dhe një lagje të qytetit, mjekët testuan edhe prindërit e fëmijëve të cilët rezultuan negativ. Pasi u lajmërua policia, hetimi i drejtoi tek mjeku dhe një shiringë e infektuar që ai kishte shfrytëzuar.

Ministri për shëndetësi i provincës Sindh të Pakistanit,Ara Pechuho e konfirmoi arrestimin e mjekut për AFP’në.

Pakistani konsiderohet vend me shpërndarje të ulët të HIV’it por sëmundja është duke u përhapur, kryesisht tek përdoruesit e narkotikëve, njerëzit në prostitucion dhe punëtorët sezonal në lindjen e mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat