Medikamentet kundër Sidës e pamundësojnë transmisionin e sëmundjes

Shëndetësia

Medikamentet kundër Sidës e pamundësojnë transmisionin e sëmundjes

Më: 7 maj 2019 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një person i cili është i infektuar me sëmundjen HIV/AIDS, ka “zero” shanse ta infektojë partnerin e tij, nëse ai kujdeset për të marrë medikamentet e nevojshme për sëmundjen, thuhet në zbulimin e ri.

Sipas këtij studimi, nuk është e nevojshme të përdoren prezervativët në rast se personi që vuan nga sida, i merr ilaçet me rregull, raporton Euro News, transmeton Gazeta Express.

Sipas hulumtimit, rreth 472 infektime me sidë, janë parandaluar vetëm për shkak të terapisë së duhur. Gjithsesi, këto medikamente ende nuk e kanë efektin që ta shërojnë sëmundjen plotësisht.

Alison Rodger, profesor në Kolegjin Universitar të Londrës, i cili ishte bashkautor i hulumtimit, tha se të gjeturat na tregojnë se nëse personi i infektuar nga sida, merr trajtimin e duhur, atëherë partneri i tij ka “zero” mundësi që ta marrë sëmundjen.

Sipas UNAIDS, agjencia shëndetësore e OKB-së, 36.9 milionë njerëz vuajnë nga sëmundja HIV/AIDS në tërë botën. Prej tyre, 75% janë të vetëdijshëm për statusin e tyre dhe vetëm 59% përdorin medikamentet e nevojshme.

Por ende mbetet shqetësues fakti se 9 milionë njerëz nuk e dinin se vuajnë nga kjo sëmundje.

Shumica e personave të cilët janë të prekur nga HIV/AIDS, jetojnë në vende me të ardhura më të vogla se mesatarja e botës, duke përfshirë këtu 53% e të cilëve janë nga Afrika Lindore dhe Juglindore. Më shumë se 2 milionë, apo 6% janë nga vendet e shtetet perëndimore, pra Evropë e Amerikë Veriore.

Rachel Baggaley, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se hulumtimi tregon “prova të qarta dhe të pamohueshme” që nëse personat me sëmundjen e sidës, përdorin medikamentet e nevojshme, ata nuk do t’ua transferojnë këtë sëmundje të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat