Sasia e ujit që pijmë ndikon realisht në shëndetin tonë

Shëndetësia

Sasia e ujit që pijmë ndikon realisht në shëndetin tonë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 06:33
Ilustrim

Uji i pastër është ilaçi i parë në botë dhe më i miri që ekziston. Pjssa më e madhe e njerëzve e konsiderojnë konsumimin e ujit si një dush për brendësinë e trupit.

Është edhe dëshmi shkencore se njerëzit të cilët konsumojnë mjaftueshëm ujë, kanë përmirësim në mirëqenien fizike dhe mendore.

Konsumimi i mjaftueshëm ditor i ujit (tetë gota në ditë ose rreth 3 litra) jua hidraton trupin dhe e mbush me energji të nevojshme për t’i kryer funksionet e veta pa ndonjë problem.

Uji mund të klasifikohet si ilaç për shumë probleme dhe çrregullime shëndetësore.

Ai përdoret për stimulimin e sistemit të tretjes, për forcimin e sistemit të imunitetit, për shpejtimin e metabolizmit, për proceset e eliminimit të toksinave, për përmirësimin e qarkullimit, etj.

Më poshtë gjeni disa arsye pse duhet të provoni ta zëvendësoni thuajse çdo pije tjetër me ujë.

Konsumimi i ujit ju bën të humbni peshë

Nëse pini vetëm ujë për 9 ditë, numri i kalorive që humbni mund të jetë i barabartë me 8 kilometra vrapim në ditë.

Ju rrit nivelet e energjisë dhe e shpejton metabolizmin

Fillojeni ditën duke pirë ujë posa të zgjoheni nga gjumi dhe kështu do të rritni metabolizmin.

Truri funksionon më mirë

Është fakt se truri përbëhet nga 75-85% ujë, që nënkupton se gjithmonë duhet të furnizohet me ujë. Prandaj, konsumimi i ujit ju përmirëson përqendrimin dhe funksionin e përgjithshëm të trurit.

Ju ndihmon të hani më pak

Duke konsumuar ujë, frenoni oreksin dhe nxitni humbjen e peshës.

Me ujë, trupi i largon toksina më shpejt

Substancat e dëmshme mund të pastrohen me ujë dhe rrjedhimisht të ngadalësohet procesi i plakjes.

Uji zvogëlon rrezikun e shumë sëmundjeve

Disa prej këtyre sëmundjeve janë ato të fshikëzës urinare, hipertensioni, etj.

Zemra funksionon më mirë kur pini mjaftueshëm ujë

Duke i konsumuar 5 gota ujë në ditë ju mund të ulni rrezikun e sulmit të zemrës deri në 42%.

Lëkura është më e mirë

Uji ka aftësinë për ta hidratuar dhe pastruar lëkurën. Prandaj, duke konsumuar mjaftueshëm ujë, ju do të keni një lëkurë të butë e të pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat