Kancer? Studimi: Nuk është vetëm një çështje e fatit të keq

Shëndetësia

Kancer? Studimi: Nuk është vetëm një çështje e fatit të keq

Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:31
Ilustrim

Në janar të vitit 2015, hulumtuesit në mbarë botën deklaruan se shfaqja e kancerit ishte një çështje e "fatit të keq".

Pas 3 vitesh hulumtimi të pandërprerë, hulumtuesit në Universitetin Stony Brook, të mbikqyrur nga Profesor Jusuf Jannun, shpjeguan shkaqet që mund të çojnë në një degjenerim të një sëmundjeje si kanceri.

Çdo gjë ishte e përfshirë në studimin e titulluar "Kontributi thelbësor i faktorëve të rrezikut për zhvillimin e kancerit".

"Kanceri shkaktohet nga një mutacion i qelizave të ADN-së që rriten jashtë kontrollit. Por zhvillimi i kancerit është kompleks dhe ne, si shkencëtarë, duhet të kemi modele solide dhe analitike për të kuptuar faktorët e rrezikut të brendshëm dhe të jashtëm që shkaktojnë zhvillimin e formave të caktuara të kancerit", -tha profesor Hannun.

Në përmbledhje ata kanë zbuluar se faktorë të tillë si pirja e duhanit, smogu dhe kancerogjene të ndryshme që marrim frymë çdo ditë janë përgjegjës në pothuajse 90% të rasteve, ndërsa të ashtuquajturat fatkeqësi llogariten për një maksimum prej 20%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat