Është e rëndësishme ta dini, ushqimet që duhet të hani gjatë shtatzënisë

Shëndetësia

Është e rëndësishme ta dini, ushqimet që duhet të hani gjatë shtatzënisë

Më: 16 maj 2019 Në ora: 06:36
Ilustrim

Ushqimi gjatë periudhës së shtatzënisë është një element i rëndësishëm që ndihmon në mirërritjen e bebes.

Në javët e para është e rëndësishme që të ushqeheni në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ushqimet e pasura me acid folik janë gjëja e duhur për të ngrënë në këtë fazë pasi ato ndihmojnë në zhvillimin e hershëm të shpinës.

Ushqime si zarzavate me gjethe, brokoli, vezë dhe bishtajore.

Java e 4 deri në 12

Rreth javës së 6-të të shtatzënisë tuaj, qelizat e kuqe të gjakut të foshnjës fillojnë të formohen dhe zemra e tyre fillon të pompojë.

Në këtë fazë, ju duhet të konsumoni ushqime të pasura me hekur për të ndihmuar procesin.

Në këtë periushë janë të domosdoshme ushqime si, vezë, mish, ushqime deti dhe qumësht.

Java e 12-28

Kjo është një fazë vendimtare ku foshnja fillon të zhvillohet me shpejtësi. Keni nevojë për shumë lëndë ushqyese në këtë periudhë. Konsumoni sa më shumë patate të ëmbla, spinaq apo sardele.

Kalciumi për zhvillimin dhe përforcimin e eshtrave:

– qumësht

– kos

– djathë

Zink për prodhimin, riparimin dhe funksionimin e ADN-së:

– mish i kuq

– arra

– produktet e qumështit

Java e 29-40

Teksa i afroheni javëve të fundit të shtatzënisë, ka shumë gjëra që duhet të shtoni në dietën tuaj.

Vitamina K për të ndihmuar me mpiksjen e gjakut:

– lakër e gjelbër

– spinaq

– brokoli

– lulelakër

Kalcium dhe magnez për kocka më të forta:

– qumësht

– djathë

– bishtajore

– avokado

– banane

– mjedër

Pas lindjes është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për veten pas lindjes. Ajo që do të hani, do të ndikojë në lëndët ushqyese që fëmija merr përmes gjirit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat