Përse shkopinjtë e pambukut janë të dëmshëm për veshët

Shëndetësia

Përse shkopinjtë e pambukut janë të dëmshëm për veshët

Më: 16 maj 2019 Në ora: 06:38
Ilustrim

Ekspertët thonë se përgjigjja e thjeshtë është kjo: ju nuk duhet t’i futni në vesh shkopinjtë e pambukut për të pastruar veshët. Sipas tyre, me përdorimin e këtyre shkopinjve, ju vetëm sa e shtyni dyllin më thellë në kanalin e veshëve.

Kjo pastaj ndikon që brenda në kanalin e veshit të formohet një sasi më e madhe dylli, e cila padyshim që nuk është gjë e mirë.

Veç kësaj, më e rrezikshmja është se ka raste kur njerëzit kanë shpuar timpanin e veshit si pasojë e përdorimit të këtyre shkopinjve prej pambuku.

Prandaj, cila është zgjidhja më e mirë? Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për pastrimin e veshëve është kur jeni duke bërë dush, t’i pastroni me sapun dhe ujë, pastaj me peshqir t’i fshini veshët.

Sidoqoftë, nëse veshi ju është mbyllur apo keni dyllë që ka ngecur brenda, është e domosdoshme të kërkoni ndihmë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat