Ndërron jetë një i paraburgosur në SHSKUK

Shëndetësia

Ndërron jetë një i paraburgosur në SHSKUK

Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se sot rreth orës 12:05, në Klinikën Infektive në SHSKUK, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me iniciale M. L., i lindur në vitin 1955.

"I paraburgosuri, nga data, 31.12.2018 ishte i hospitalizuar në Kliniken Infektive të SHSKUK-së dhe po vuante nga një sëmundje e rëndë”, thuhet në deklaratë.

I ndjeri akuzohej për veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat