Konsumimi i lëngjeve me sheqer, shkak për vdekje të parakohshme - Bota Sot
Konsumimi i lëngjeve me sheqer, shkak për vdekje të parakohshme

Shëndetësia

Konsumimi i lëngjeve me sheqer, shkak për vdekje të parakohshme

Më: 17 maj 2019 Në ora: 23:16
Ilustrim

Pije me sheqer kanë pak ose aspak vlera ushqyese dhe shumë kalori, dhe se efektet e tyre të dëmshme shëndetësore janë dokumentuar mirë.

Një studim tregon se nëse pini shumë pije të ëmbla, madje edhe nëse janë 100% lëngje natyrale – keni rrezik për vdekje të parakohshme.

Në përgjithësi, sheqernat që gjenden në lëngun e portokallit, megjithëse ndodhin natyrshëm, janë shumë të ngjashme me sheqernat e shtuara në sode dhe pijet e tjera të ëmbla, tregon studimi.

“Pijet e sheqerit, qoftë pije të buta apo lëngje frutash, duhet të kufizohen”, shkroi në një email, Jean A. Welsh, bashkautor i studimit dhe profesor asistent në Departamentin e Pediatrisë në Universitetin Emory në Atlanta.

Së fundmi, raportohet se shtatë qytete amerikane, duke përfshirë Nju Jorkun dhe Filadelfie, kanë vendosur taksat mbi pije të ëmbla me sheqer të shtuar në një përpjekje për të reduktuar konsumin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...