Vaji i kokosit, si ta përdorim dhe për çfarë përdoret

Shëndetësia

Vaji i kokosit, si ta përdorim dhe për çfarë përdoret

Më: 20 maj 2019 Në ora: 15:32
Ilustrim

Tuli i përftuar nga arra e kokosit është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme, të cilat përbëjnë rreth 90% të këtij produkti. Ndaj vaji i kokosit që përftohet është shumë i vlefshëm.

Acidet yndyrore të mesme absorbohen nga trupi dhe përdoren nga truri ynë si një burim energjie dhe për përdorime të ndryshme.

Le t’i shohim së bashku:

Anti-kancerogjen

Parandalon përhapjen e qelizave të kancerit dhe përmirëson sistemin imunitar.

Anti-mikrobial

Lufton infeksionet si bakteret, viruset, kërpudhat, parazitët.

Antioksidant

Po ashtu përmirëson absorbimin e lëndës ushqyese.

Është lehtësisht i tretshëm, i bën vitaminat me bazë yndyre më të disponueshme për trupin, dmth. Vitamina A, D, E, K).

Jo-toksik për njerëzit dhe kafshët

Vaj kokosi për higjienën personale dhe trupin

1.Njollat e moshës

Aplikimi i vajit të kokosit direkt në njolla do të ndihmojë në zhdukjen e tyre.

2.Pas rrojes

Vaji i kokosit ndihmon në shërimin e lëkurës pas rruajtjes pa penguar poret. Është një ilaç i shkëlqyeshëm!

3.Kombinoni vajin e kokosit me këto vajra esenciale: livando, rozmarinë, trumzë, vaj jojoba, vaj kastor dhe pak piper.

Aplikoni tri herë në ditë (ose para gjumit) në zonën e prekur nga humbja e flokëve dhe masazhojeni me butësi. Vaji i kokosit dhe këto vajra esenciale mbështesin rigjenerimin e qelizave.

4.Pastrim i trupit

Përzieni pak vaj kokosi me kripë deti dhe fshijeni në të gjithë trupin tuaj. Shpëlajeni dhe lëkura juaj do të jetë shumë e butë. Nëse ju pëlqen një erë e veçantë ose dëshironi të shtoni një aromë në lëkurën tuaj ju mund të shtoni vajra esenciale.

5.Aplikoni vajin e kokosit direkt në plagë

Kjo përmirëson procesin e shërimit, duke zvogëluar ënjtjen dhe skuqjen.

6.Kur përdoret pas pickimit nga insektet, vaji i kokosit mund të ndalojë ndjesinë e kruajtjes dhe djegien, si dhe të përshpejtojë procesin e shërimit.

7.Aplikoni vaj kokosi menjëherë dhe direkt në djegie dhe vazhdoni të përsërisni aplikimin deri në shërim.

8.Vaji i kokosit thithet nga lëkura duke i dhënë lagështi lëkurës së thatë dhe zbutjen e simptomave të zbokthit. Gjithashtu ndihmon në kontrollimin e sekretimit të vajit të kokës, një nga shkaqet kryesore të zbokthit.

9.Deodorant

I vetëm, vaji i kokosit mund të përdoret si deodorant, por për të qenë edhe më efektiv, mund të përdoret në kombinim me sodën e pjekjes.

10.Krem për sytë

Aplikoni vajin e kokosit nën sytë për të ulur enjtjen dhe rrudhat. Përdoreni mbi qepallat para se të shkoni në shtrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat