Pse kirurgët kanë uniformë të gjelbër?

Shëndetësia

Pse kirurgët kanë uniformë të gjelbër?

Më: 23 maj 2019 Në ora: 18:03
Ilustrim

Uniformat e përdorura nga mjekët ishin të gjitha të bardha – ngjyra e pastërtisë.

Pastaj në fillim të shekullit të 20-të, një mjek me influencë i ndryshoi në gjelbra, sepse mendonte se do të ishte më e lehtë për sytë e kirurgut, sipas një artikulli të botuar në vitin 1998.

Megjithëse është e vështirë të konfirmuohet nëse uniformat ngjyrë të gjelbër u bënë të njohura për këtë arsye, kjo ngjyrë mund të jetë veçanërisht e përshtatshme për të ndihmuar mjekët të shohin më mirë në sallën e operacionit.

Ngjyra e gjelbër mund të ndihmojë mjekët të shohin më mirë.

Duke parë ngjyrën blu apo të gjelbër mund të rifreskohet shikimi i tyre për gjëra të kuqe, duke përfshirë edhe zemrat e përgjakshme të një pacienti gjatë operacionit.

Truri interpreton ngjyrat në lidhje me njëra-tjetrën. Nëse një kirurg vështron diçka që është e kuqe dhe rozë, ai bëhet i pandjeshëm ndaj tij. Sinjali i kuq në tru aktualisht zbehet, gjë që mund ta bëjë më të vështirë për të parë nuancat e trupit të njeriut. Duke parë diçka të gjelbër nga koha në kohë mund të mbajnë sytë e dikujt më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve në të kuqe, sipas John Werner, një psikolog në Universitetin e Kalifornisë, Davis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat