Si të kuroni inflamacionin e fytit sa më shpejt që të jetë e mundur

Shëndetësia

Si të kuroni inflamacionin e fytit sa më shpejt që të jetë e mundur

Më: 25 maj 2019 Në ora: 09:46
Ilustrim

Çdo dimër e kujtojmë se sa dhimbja në fyt është irrituese – fyti i dhimbshëm, vështirësi gjatë gëlltitjes dhe të folurit, kollitja, më pas, zakonisht edhe inflamacioni i sinuseve. Shkaku kryesor i dhimbjes së fytit janë viruset, ndërsa nxitje shtesë për dhimbjet e fytit gjithashtu jep edhe tensioni i theksuar i kordave vokalë dhe ajri i thatë, gjatë të cilit jemi të ekspozuar gjatë periudhës së dimrit ndaj ngrohjes.

Shëroni inflamacionin e fytit në mënyrën e duhur

Dhimbja e fytit shfaqet si shenjë e reaksioneve inflamatore të mukozës dhe indeve limfatik, të cilat si unazë mbrojtëse e rrethojnë murin e prapmë të fytit dhe rrudhave të qelizave të buta (bajamet ose tonzilet, adenoidet). Kjo pasohet nga skuqja dhe ënjtja e mukozës, si dhe dhimbje dhe vështirësi gjatë gëlltitjes.

Dhimbjet virale të fytit zgjasin 2-3 ditë, mund të shoqërohen me temperaturë të lartë të trupit dhe shpesh zhvillohet në të ashtuquajturën – ftohje me rrjedhje hunde dhe kollë e irrituar. Tipike është që pas ditëve simptomat e para të qetësohen, ndërsa kollitja mund të zgjasë deri në dhjetë ditë. Për terapi, duhet të përdorni pije të nxehta, inhalacione me avull uji, për lehtësimin e kollës konsumoni mjaltë ose sheqerna bimore, në mënyrë që të ndihmoni mukozën që të shërohet sa më parë.

Duhet të shmangni marrjen e antipiretikëve nëse temperatura trupore është nën 38 gradë. Gjithashtu, nuk duhet të merren dekongestantë të ndryshëm dhe preparate anti-inflamatore të cilat e anestetizojnë ose “dezinfektojnë” fytin. Në fakt, këto preparate deri në një farë mase e reduktojnë sikletin, por edhe e bllokojnë reaksionin mbrojtës inflamator, dhe me këtë çrregullohen mekanizmat fiziologjik mbrojtës dhe ngadalësohet shërimi.

Çka nëse bëhet fjalë për streptokokun? 

Duhet të dini se dhimbja e fytit mund të jetë edhe simptomë e inflamacionit bakterial të fytit, shkaktuar nga streptokoku. Inflamacionet streptokoke të fytit shoqërohen me lodhje dhe temperaturë të lartë që zgjat 2-3 ditë dhe nuk kalon. Dhimbja e tillë e fytit nuk përparon në ftohje. Fyti është shumë i kuq, ndërsa tek bajamet shpesh shfaqen edhe depozita me qelb. Në këtë rast, duke marrë bris prej fytit është e nevojshme të kontrolloni nëse me të vërtetë është inflamacion streptokoku dhe pas zbulimit të konfirmuar, filloni me terapinë antibiotike. Rezultatet e brisit të fytit në shumicën e rasteve janë gati brenda ditës, kështu që kjo është mënyra më e sigurt për të përcaktuar shkaqet e inflamacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat