Shkencëtarët japin alarmin, pirja e duhanit mund t’ua tkurrë madhësinë e penisit

Shëndetësia

Shkencëtarët japin alarmin, pirja e duhanit mund t’ua tkurrë madhësinë e penisit

Më: 25 maj 2019 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Ekspertët kanë paralajmëruar për efektin negativ të konsumimit të duhanit kundrejt penisit të burrave.

Duke folur ekskluzivisht në Mirror Online, ekspertët kanë zbuluar efektet e pirjes së duhanit në penisin e meshkujve, duke përfshirë tkurrjen dhe problemet me ereksionin.

“Për të pasur një ngritje të fortë, keni nevojë për rrjedhje të mjaftueshme të gjakut. Duhanpirësit kanë një incidencë më të lartë të arteriosklerozës në të gjitha enët e gjakut, duke përfshirë edhe në penis, të cilat mund të zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut”, deklaroi Marc Laniado, urolog.

“Kimikatet në tym mund të kenë gjithashtu një efekt në qëndrueshmëri; nikotina shkakton që enët e gjakut të bëhen të ngushta. Kjo mund të jetë e përkohshme ose përfundimisht e përhershme”, potencoi urologu.

Ajo çfarë është më për keqardhje, konsumi i duhanit mund të shkaktojë që penisi të tkurret në madhësi me kalimin e kohës.

Paralajmërimi i urologut vjen si pjesë e një niciative në Britani të Madhe, e cila po tenton që t’i bëjë njerëzit të heqin dorë nga konsumi i duhanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat