Ja çfarë ndodh në brendësi të trurit tuaj kur keni migrenë

Shëndetësia

Ja çfarë ndodh në brendësi të trurit tuaj kur keni migrenë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Migrena është një ndër gjendjet më të zakonshme në mesin e problemeve të shëndetit të përgjithshëm.

Megjithatë, pak nga pacientët që vuajnë nga kjo gjendje ia kanë idenë se çfarë ndodh në brendësi të trurit të tyre.

Por, së fundmi nga ‘BBC’ ua ka krijuar pak a shumë idenë se ç’mund të ndodh në të.

Sipas kësaj, ekziston një mbrojtëse kemikale në trurin e mesëm. Kjo, tek personat me migrenë shkakton probleme me nervat në lëkurën e kokës, duke sjellë kokëdhimbjen.

Gjithashtu, aktiviteti tjetër i migrenës në tru është shpërndarja kortikale e depresionit në formë elektrike, që lëvizë në tru dhe shkakton atë që njihet si aura.

Aura është një term neuorologjik që përdoret për të shpjeguar simptomat e migrenës. Simptomat mund të jenë vizuele dhe jo-vizuele.

Nëse njerëzit përjetojnë simptoma vizuele të migrenës, ata mund të shohin xixa, yje, drita të ndriçuara apo edhe verbërim të përkohshëm.

Ndërkohë, personat që përjetojnë simptomat jo-vizuele do pësojnë lodhje në krahë dhe këmbë, ndjesi therrëse, si dhe përzierje. Kësisoj, ata mund të kenë vjellje frekuente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat