Stërvitja e rregullt, e preferueshme apo e domosdoshme për shëndetin mendor?

Shëndetësia

Stërvitja e rregullt, e preferueshme apo e domosdoshme për shëndetin mendor?

Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:58
Ilustrim

Rezultatet e studimeve të mëparshme që shqyrtojnë efektet e ndalimit të stërvitjes tek të rriturit që janë rregullisht aktivë janë shqyrtuar nga Morgan (2018) nga Disiplina e Psikiatrisë e Universitetit të Adelaide. Sipas saj, aktiviteti fizik dhe stërvitja adekuate janë të rëndësishme për shëndetin fizik dhe mendor.
Udhëzimet e tanishme për shëndetin publik rekomandojnë që njerëzit të jenë aktivë në shumicën e rasteve, nëse nuk janë për të gjitha ditët e javës. Të paktën 150 minuta stërvitje me intensitet të moderuar në javë rekomandohet për të ruajtur shëndetin dhe për të parandaluar depresionin, ose 75 minuta stërvitje me intensitet të fuqishëm për përfitime shëndetësore shtesë.
Kjo sepse ndalimi i stërvitjes mund të rezultojë në simptoma depresive në rritje, sipas një hulumtimi të ri të shëndetit mendor nga Universiteti i Adelaide (2018).

“Një pjesë e gjerë e provave klinike tregon se stërvitja e rregullt mund të zvogëlojë dhe të trajtojë depresionin. Megjithatë, ekziston një kufizim në hulumtimet që tregojnë për atë që ndodh me simptomat depresive kur ushtrimi ndalet”, konfirmon Morgan. Studimet e realizuara kanë vlerësuar gjendjen pas ndërprerjes së ushtrimeve në 152 të rritur. Ata kishin ndërmarrë të paktën 30 minuta stërvitje, tri herë në javë, për një minimum prej tre muajsh.

“Në disa raste, ndërprerja e kësaj stërvitjeje nxiti rritje të ndjeshme të simptomave depresive pas vetëm tri ditëve” tregoi Baune (2018). Studime të tjera treguan se simptomat depresive të njerëzve u rritën pas një ose dy javëve të para, kohë kjo e cila përsëri mund të konsiderohet mjaft e shkurtër pas ndalimit të ushtrimeve nga ana e tyre. Baune thotë se simptomat depresive që vijnë nga ndalimi i stërvitjes ndodhën në mungesë të shënuesve biologjikë tipikë që zakonisht përfshihen me simptoma depresive. Baune (2018) thekson mungesën e hulumtimeve në këtë fushë specifike duke treguar nevojën për studime të mëtejshme, për të kuptuar më mirë mënyrën se si ndërprerja e ushtrimeve ndikon në simptomat depresive.
“Tani për tani, është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë ndikimin e mundshëm në mirëqenien e tyre mendore kur ata ndërpresin stërvitjen e rregullt”, thotë Baune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat