Patatja parandalon problemet me tretjen, kundër reumatizmit, diabetit dhe tensionit

Shëndetësia

Patatja parandalon problemet me tretjen, kundër reumatizmit, diabetit dhe tensionit

Më: 26 maj 2019 Në ora: 12:08
Patatja

Patatja duhet të jetë patjetër pjesë e regjimit tuaj ushqimor. Dhe kjo pasi patatet përmbajnë vitamina dhe minerale të shumta. Prania e kaliumit i bën ato shumë të vlefshme në luftën kundër hipertensionit. Fetat e patateve janë të shkëlqyera edhe në rast të djegieve të vogla, ndërsa mielli i patates mund të jetë i vlefshëm për të hidratuar lëkurat e thata.

Ndihmojnë jashtëzakonisht aparatin tretës, janë “bashkëpunëtore” kundër formimit të hemorroideve, në rast gastriti apo të ulcerave të stomakut dhe kolitit. Patatet janë shumë të pasura me karbohidrate komplekse, tejet të këshillueshme për kë vuan nga diabeti. Karbohidratet komplekse në fakt duhet të shpërbëhen në sheqerna të thjeshtë përpara se të jenë gëlltitur që të hyjnë në qarkullim në mënyrë të ngadaltë për të kontribuar kështu në mbajtjen më të gjatë të glicemisë.

Patatet të japin ndjesinë e ngopjes, çka ndihmon në mbajtjen nën kontroll të urisë dhe humbjes së peshës. Prania e shumë vitaminave si vitamina C dhe B-kompleks ndihmojnë në thithjen e duhur të këtyre karbohidrateve.

Tretja
Meqë patatet përmbajnë karbohidrate ato treten lehtë dhe për lehtësojnë tretjen. Kjo veti i bën patatet një ushqim të mirë për pacientët, foshnjat dhe për ata që nuk tresin dot ushqimet e forta, por që kanë nevojë për energji. Por të kujtojmë se nëse hahen shumë patate rregullisht mund të shkaktojë aciditet në afat të gjatë. Patatet gjithashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme fibrash.

Kujdesi i lëkurës
Vitamina C, vitaminat B-kompleks dhe mineralet si kalium, magnez, fosfor dhe zink janë të vlefshme për lëkurën. Përveç kësaj, tuli i shtypur i patates i përzier me mjaltë shërben për një fytyrë të shkëlqyer, për qeskat poshtë syve dhe për njollat në fytyrë. Përsëri, kjo masë nëse aplikohet në vendet e djegura jep një lehtësim të shpejtë.

Reumatizma
Vitaminat, kalciumi dhe magnezi në patate ndihmojnë për një lehtësim në reumatizëm. Uji i marrë nga patatet e ziera jep gjithashtu një lehtësim. Por për shkak të përmbajtjes së lartë të niseshtesë ose karbohidrateve ajo tenton të rrit peshën e trupit gjë e cila mund të jetë me efekte negative te pacientët reumatikë.

Ftohja
Patatet janë shumë efektive në inflamacionin e brendshëm apo të jashtëm. Ato heqin inflamacionin te zorrët dhe sistemin e tretjes dhe janë një ushqim i mirë për ata që kanë ulcerë në gojë. Patatet e shtypura mund të aplikohen për të lehtësuar inflamacionet e jashtme, djegiet etj.

Truri
Funksionimi i duhur i trurit varet shumë nga niveli i glukozës, i furnizimit me oksigjen, nga disa përbërës së kompleksit B, nga disa hormone, aminoacide dhe acidet yndyrore siç është omega-3. Patatja mbulon pothuajse të gjitha nevojat e përmendura më lart. Ajo është e pasur me karbohidrat dhe mban në nivele të duhura glukozën në gjak e cila nuk lë për lodhje trurin dhe e bën atë aktiv. Oksigjeni i cili dërgohet në tru me anë të hemoglobinës në gjak ka përbërës kryesor hekurin. Patatet përmbajnë shumë hekur dhe kështu ndihmojnë për këtë funksion gjithashtu. Fosfori dhe zinku të gjetur në patate janë të vlefshme për trurin.

Sëmundjet e zemrës
Përveç vitaminave (B-kompleks, C), mineraleve dhe fibrave, patatet përmbajnë substanca të quajtur karotenoid (lutein, zeaxanthin etj.), të cilat janë të dobishme për zemrën dhe organet e tjera të brendshme. Por përsëri, pasi patatja ngre nivelin e glukozës në gjak dhe konsumimi i tepërt mund të çojë në trashje gjë e cila mund të vërë në presion të madh zemrën nuk rekomandohet për njerëzit e dhjamosur dhe diabetike.

Gurët në veshka
Gurët në veshka janë shkaktuar kryesisht nga niveli i lartë i acidit urik në gjak. Në raste të tilla, proteinat duhet të shmangen, veçanërisht proteinat shtazore të tilla si mishi, gjel deti, karkaleca deti, peshqit e detit, vezët, qumështi, si dhe spinaqi, fasulet të cilat në mënyrë drastike rritin nivelin e acidit urik në gjak. Hekuri dhe kalciumi gjithashtu ndihmojnë në formimin e gurit. Patatja është e pasur me të dyja këto dhe normalisht nuk përshtatet nga kjo pikëpamje. Por kjo është shumë e pasur me magnez i cili refuzon grumbullimin apo depozitimin e kalciumit (kalcifikim) në veshka dhe indet e tjera, duke e bërë të dobishëm kundër formimit të gurëve.

Diarreja
Patatja është një ushqim i pasur me energji për ata që vuajnë nga diarreja, pasi patatet treten lehtë si dhe janë të buta. Por një konsumim i madh mund të shkaktojë diarre për shkak të gëlltitjes së tepërt të niseshtesë.

Antitumoral
Lëngu i patates është një trajtim i mirë për djegiet, plagët, ndrydhjet, problemet me lëkurën, ulcerat, efektet e narkotikëve, kancerit të mitrës kundër formimit të cisteve ose tumoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat