Pse ju dhemb gjoksi gjatë menstruacioneve?

Shëndetësia

Pse ju dhemb gjoksi gjatë menstruacioneve?

Më: 27 maj 2019 Në ora: 06:49
Ilustrim

Rreth 70% e grave përjetojnë dhimbje të gjirit gjatë ciklit menstrual. Pse ndodh kjo? Ashtu si me shumicën e dhimbjeve që vijnë gjatë menstruacioneve, kjo dhimbje shkaktohet nga hormonet. Në gjysmën e parë te ciklit menstrual, nivelet e estrogjenit janë në rritje, duke shkaktuar zgjerim të kanaleve të gjirit. Progesteroni gjithashtu shkakton bymimin e gjëndrave të qumshtit. Të dy, estrogjeni dhe progesteroni shkaktojnë dhimbje të gjirit.

Kjo dhimbje fillon zakonisht pak para se të fillojnë menstruacionet. Indet e gjirit bëhen shumë më të dendur gjatë kësaj periudhe duke shkaktuar gjoks të plotë dhe të rëndë. Ndërsa kjo është simptomë tipike para menstruale, nuk ka shumë për të bërë në aspektin e trajtimit. Shumica e këtyre simptomave zhduken brenda disa ditësh, pasi fillon cikli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat