Lufton celulitin dhe plakjen, vetitë e dobishme të ananasit në shëndetin tonë

Shëndetësia

Lufton celulitin dhe plakjen, vetitë e dobishme të ananasit në shëndetin tonë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 21:28
Ilustrim

Ananasi është një nga frutat ekzotike me vetitë më të mira shëndetësore.

I njohur në veçanti për efektet e dobishme në tretje, ananasi është i mirë para së gjithash për shkak se përmban bromelain, një grup enzimash që luajnë një funksion të rëndësishëm të tretjes dhe stimulojnë metabolizmin.

Ananasi është gjithashtu një frut tepër cilësor në luftën kundër celulitit.

Pavarësisht shijes së ëmbël dhe të shijshme, ky frut i jashtëzakonshëm ka një përmbajtje shumë të ulët në kalori: vetëm 42 kalori për 100 gram tul, prandaj është gjithashtu i përshtatshëm për dietat me kalori të ulët.

Ndër elementet ushqyese që janë miq të shëndetit, ky frut është i shkëlqyer për marrjen e vitaminës C, kaliumit dhe magnezit.

Ananasi ka cilësi të mira kundër plakjes dhe shpesh përdoret në kozmetikë duke shfrytëzuar cilësitë e tij hidratuese dhe zbutëse, në përgatitjet për të zbutur lëkurën dhe për disa produkte të detergjentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat