Përfitimet që i ndodhin trupit nëse nuk hani mish

Shëndetësia

Përfitimet që i ndodhin trupit nëse nuk hani mish

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:21
Ilustrim

Debatet për të mirat dhe të këqijat e të qenit vegjetarian duket se do të jenë të përjetshme.

Megjithatë, ekspertët shëndetësorë kësaj radhe janë përqendruar vetëm pas të mirave që i sjell shmangia e mishit.

Më poshtë ju sjell disa prej përfitimeve që i ka trupi kur nuk hani mish.

Do të humbni peshë
Njerëzit që heqin dorë nga mishi mund t’i humbin deri në 5 kilogramë. Veç kësaj, ata nuk kanë nevojë të numërojnë kalori apo ta rrisin aktivitetin fizik. Dieta me pemë e perime përshtatet me çdo gjë.

Numri i baktereve të mira në zorrë rritet
Flora e zorrëve të njerëzve që hanë mish dallon nga ajo e vegjetarianëve. Të dhënat tregojnë se njerëzit që hanë vetëm perime kanë më shumë baktere të mira. Por, i merr kohë florës së zorrës që ta ri-oragnizojë dhe përmirësojë veten. Fillimisht, ju mund të përjetoni fryrje barku dhe luhatje të shumta sepse zorrët dhe pankreasi janë duke u adaptuar në një dietë të bazuar në pemë e perime.

Lëkura duket më e shëndetshme
Shumë vegjetarianë vërejnë gjithashtu se lëkura e tyre përmirësohet – aknet dhe pikat e zeza zhduken. Shkencëtarët thonë se nëse e zëvendësoni mishin me pemë dhe perime, të gjitha toksinat largohen nga trupi, e një detoks i tillë ndikon në lëkurë në mënyrë të mirë.

Keni më shumë energji
Një prej karakteristikave më të rëndësishme që njerëzit e vërejnë pasi që ndalojnë së konsumuari mish është se ndihen më pak të lodhur gjatë ditës.

Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare zvogëlohet
Lidhja mes mishit të kuq dhe sëmundjeve kardiovaskulare është zbuluar shumë moti. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se përbërësit në mish të kuq nxisin reaksione kimike të cilat në mënyrë negative ndikojnë në zemrën tonë. Është gjithashtu interesant fakti se vegjetarianët kanë rrezik më të ulët të hipertensionit, diabetit dhe kancerit në lukth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat