Mos iu jepni ujë foshnjave nën 6 muajsh, mund t’i vdisni

Shëndetësia

Mos iu jepni ujë foshnjave nën 6 muajsh, mund t’i vdisni

Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:05
Ilustrim

Mos i jepni ujë foshnjave që janë nën 6 muajsh, mund të jetë fatale. Duket e padëmshme por në fakt prindërit iu japin ujë fëmijëve të tyre me idenë se ata mund të kenë nevojë.

Në fakt kjo mund të shkaktojë edhe vdekjen e fëmijës, sipas asaj që raporton farmacistja Abbas Kanani.

Eksperti pretendon se uji mund të ndryshojë balancën e fëmijës, i cili është mësuar vetëm me qumësht. Duke i dhënë ujë të voglit, mund të mbingarkohen veshkat e tyre duke çuar në një gjendje të rrezikshme të quajtur hyponatraemia.

Uji tek këta fëmijë të vegjël mund të shkaktojë intoksikim, në fakt për shkak të një çekuilibrimi të elektroliteve si natriumi. Ata mund të keni konvulsione, probleme të llojeve të ndryshme dhe madje edhe vdekje.

Siç raporton Sun, mjeku pohon se uji gjithashtu mund të ndikojë tek fëmija në aftësinë e tij për të marrë ushqim adekuat: “Stomaku i tyre është aq i vogël dhe lehtë mund të mbushet me ujë, duke e bërë të vështirë që ata të marrin ushqim për nevojat e tyre “, tha Kanani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat