Vëreni ndonjë nga këto shenja në gjuhë? Kujdes lidhen me sëmundje serioze - Bota Sot
Vëreni ndonjë nga këto shenja në gjuhë? Kujdes lidhen me sëmundje serioze

Shëndetësia

Vëreni ndonjë nga këto shenja në gjuhë? Kujdes lidhen me sëmundje serioze

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 06:19
Ilustrim

Nëse e keni gjuhën e çarë

Një "çarje" në mes e gjuhës suaj mund të zhvillohet me moshën. Nëse vëren të çara në gjuhën tënde, ndoshta janë të padëmshme. Këto mund trashëgohen gjenetikisht. Nëse vëreni një çarje të shoqëruar nga një ënjtje e pashpjegueshme e fytyrës ose buzëve, lini një takim me mjekun. Kjo mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje të rrallë të quajtur sindromi Melkersson-Rosenthal.

Nëse gjuha ka një shtresë të trashë të bardhë

Një shtresë e trashë e bardhë në gjuhën tuaj është një shenjë e infeksionit të bajameve që quhet "candidiasis". Duket më e ekspozuar në fëmijët dhe të rinjtë, por mund të ndodhë edhe tek njerëzit që mbajnë proteza, kanë një sistem imunitar të dobët ose po marrin antibiotikë. Nëse i dalloni, vizitoni mjekun tuaj për të përcaktuar se si ta mjekoni.

Nëse keni plagë në gjuhë

Kafshimi i gjuhës mund të shkaktojë një lëndim. Shkaku i saktë i plagëve në gjuhë tek pjesa më e madhe e njerëzve është i panjohur, por stresi dhe ushqimet acidike mund ti shkaktojnë dhe t’i përkeqësojnë ato. Nëse plagët tuaja nuk zhduken brenda dy javëve, lini një takim me mjekun tuaj. Ata gjithashtu mund të jenë një shenjë e kancerit oral.

Nëse gjuha ka skaj të valëzuar

Nëse skajet e gjuhës janë të dhëmbëzuara, kjo mund të nënkuptojë që gjuha është e fryrë. Ënjtja shkakton që ajo të përplaset me dhëmbët duke lënë shenja. Kjo zakonisht ndodh për shkak të alergjisë, problemeve me tiroidet, etheve ose dehidratimit.

Nëse gjuha juaj është e kuqe dhe me formë të çuditshme

Lajm i mirë: nëse gjuha juaj është e kuqe dhe e parregullt, nuk keni asgjë për t’u shqetësuar. Zgjatimet e vogla në gjuhë quhen "papillae" dhe u përgjigjen shijeve të ëmbla që përjetoni kur ushqheni.

Nëse gjuha juaj ka pika të bardha

Pikat e bardha që shfaqen në anën ose pjesën e poshtme të gjuhës mund të jenë një shenjë e "leukoplakia", një reagim ndaj një irritimi në gjuhë. Irritimi i vazhdueshëm shkakton që qelizat në zonën e prekur të shtohen më shumë se zakonisht. Nuk është gjithmonë një shqetësim i madh, por mund të jetë një pikënisje për kancer nëse zhvillohet më shumë. Kontrolloni me mjekun tuaj nëse nuk është diçka më serioze.

Nëse gjuha juaj është e kuqe dhe ju keni nxehtë

Nëse gjuha bëhet e kuqe e thellë dhe shoqërohet me ethe të lartë, menjëherë kontaktoni mjekun. Kjo mund të jetë një shenjë e infeksioneve të fytit ose sëmundjes Kaëasaki, e cila ndikon në enët e gjakut. Sëmundja Kaëasaki është një sëmundje autoimune jo ngjitëse e gjetur tek fëmijët nën moshën tetë vjeçare. Nëse fëmija juaj po përjeton këto simptoma, vizitoni mjekun për ti trajtuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...