Punët e shtëpisë i bëjnë mirë shëndetit

Shëndetësia

Punët e shtëpisë i bëjnë mirë shëndetit

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 09:13
Ilustrim

Rezultatet e një hulumtimi kanë treguar se si marrja me punët e shtëpisë ka veprim të njëjtë sa edhe ushtrimi mesatar

Paguani shumë për orë trajnimi në tenis apo në sallë ushtrimesh? Dhe, pastaj nuk keni kohë të rregulloni banesën, andaj duhet të paguani një ndihmëse shtëpiake?

Ekspertët ju këshillojnë që herën tjetër, kur të vendosni të bëheni aktiv, zhvishni tutat dhe filloni të punoni nëpër shtëpi. Do t’i kurseni paratë dhe do t’i bëni shumë mirë trupit dhe shëndetit tuaj mendor. Në të vërtetë, rezultatet e një hulumtimi kanë treguar se si marrja me punët e shtëpisë ka veprim të njëjtë sa edhe ushtrimi mesatar.

Edicioni online i revistës “Neurology” ka zbuluar që aktiviteti fizik, duke përfshirë edhe atë të përditshmin si pastrimi apo larja e enëve, mund të reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit, transmeton Telegrafi.

Pastrimi i rregullt dhe pastrimi i shtëpisë mund të reduktojë shanset për paraqitjen e sëmundjes, madje edhe te personat më të vjetër se 80 vjeç. Por, ky nuk është përfitimi i vetëm shëndetësor i marrjes me punët e shtëpisë:

Djeg kaloritë

Edhe pse nuk duken si ushtrime speciale, pastrimi është nga shumë aktivitetet e urryera me të cilat shkrihen kaloritë. Mund të humbni mesatarisht 205 kalori në orë gjatë pastrimit, madje edhe më shumë nëse lëvizni në të vërtetë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat