Kjo metodë me limonë të ngrirë ju ndihmon t’i luftoni disa prej sëmundjeve më të këqija

Shëndetësia

Kjo metodë me limonë të ngrirë ju ndihmon t’i luftoni disa prej sëmundjeve më të këqija

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Me siguri se keni dëgjuar për përfitimet e jashtëzakonshme të konsumimit të limonëve, por shumë pak prej njerëzve janë të vetëdijshëm për faktin se limonët janë të mbushura me vetitë më të mira mjekësore dhe se kryesisht ato veti gjenden në lëvoren e limonit.

Prandaj, shumica prej vetive të mira të limonëve humben nëse e konsumoni vetëm lëngun e limonit.

Në anën tjetër, nëse e konsumoni limonin të paqëruar, ju mund të merrni deri në dhjetëfish më shumë vitamina dhe vlera tjera ushqyese.

Limonët janë të mbushur me vitaminë C, A, B5, E, por edhe me magnez, hekur, kalcium, zink, kalium, fosfor, proteina, riboflavin, etj.

Veç kësaj, limonët po ashtu janë të pasur me flavanoide dhe limonoide, të cilat shërbejnë për forcimin e qelizave dhe për parandalimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë kancerin.

Limonët gjithashtu ndihmojnë në luftimin e gripit, hipertensionit, diabetit, kapsllëkut dhe e mbështesin përkrahjen e peshës.

Për shkak të vetive antimikrobiale dhe antibakteriale, limoni ndihmon edhe në shëndetin e lëkurës duke parandaluar probleme të ndryshme.

Studimet i kanë zbuluar 22 agjentë antikancerozë te limonët, duke përfshirë vitaminën C, pektinin citrik, etj.

Mënyra më e mirë për t’i gëzuar përfitimet e limonëve është duke i ngrirë para konsumimit.

Fillimisht duhet t’i pastroni mirë, t’i lini të thahen dhe t’i vendosni në frigorifer.

Kur të ngrihen, limoni më mirë është të grihet sesa të prihet apo shtrydhet, dhe kështu ju mund t’i shfrytëzoni të gjitha vlerat ushqyese që gjenden në lëvoren e tij.

Pra, kur të jenë ngrirë limonët krejtësisht, ua preni pjesën e fundit në dy anët dhe pastaj e grini në pajisjen për grirje.

Limonin e grirë mund ta shtoni në shujta tuaja dhe kështu mund t’i luftoni disa prej sëmundjeve më të këqija që ekzistojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat