Migrena, sëmundja e europianëve

Shëndetësia

Migrena, sëmundja e europianëve

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 23:17
15% e qytetarëve të Evropës janë të sëmurë me migrenë

136 milionë evropianë vuajnë nga migrena, mes të cilëve 2% vuajnë nga forma kronike. Pesha ekonomike e kësaj sëmundjeje, që është ndër shqetësimet më të përhapura të kokës, llogaritet në rreth 27 miliardë euro në vit, duke përfshirë këtu vizita mjekësore, medikamente dhe ditë pune të humbura.

Migrena, që nuk është një dhimbje e thjeshtë koke, prek pra 15 % të evropianëve.

Ajo është një shqetësim neurologjik i karakterizuar nga dhimbje intensive, shpesh pulsuese dhe e shoqëruar me të vjella dhe bezdi ndaj dritës, të cilat janë shkaku 25% të mungesave në shkollë e punë.

Për të rejat mbi terapitë inovative që të kenë rezultat, këto ditë u mbajt në Athinë Kongresi i Federatës Evropiane mbi shqetësimet në kokë. Ekspertët kanë thënë se po punohet për një revolucion terapeutik që bazohet në parandalimin e këtij problemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat