Si t’i ushqeni fëmijët shëndetshëm edhe me ëmbëlsira

Shëndetësia

Si t’i ushqeni fëmijët shëndetshëm edhe me ëmbëlsira

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 09:09
Foto ilustruese

Prindërit mund të bëjnë panik kur marrin kërkesa nga fëmijët e tyre që të hanë ëmblësira, akullore, biskota etj.

Konsumimi i tepërt i tyre sjell shtimin e peshës dhe dëmtimin e shëmbëve e çka jo tjetër mirëpo mund të  konsideroni edhe disa lloje tjerë ëmblësirash që nuk përmbajnë shumë kalori por sërish janë shumë të shijshme, transmeton GazetaShneta.

Për shembull mund të përgatitni sallatë me fruta dhe pudding, dredhëza me Nutella, smoothie me tërshërë etj.

“Mother.ly” ka renditur rreth pesë mënyra se si mund ta bëni këtë:

Jini të hapur më fëmijët
Shpjegojini gjithçka atyre. Bëjani të ditur efektin e dëmshëm të ëmbëlsirave në shëndetin e tyre. Po ashtu është e rëndësishmë qe edhe ju si prindër apo kujdestarë të bëheni shembull i të ngrënit shëndetshëm dhe me kontroll.

Jo konsum ditor
Sipas nutricistëve vlerësohet se konsumi i ushqimeve të ëmbla nga fëmijët duhet të bëhet rreth tri herë në javë dhe jomë shumë.

Mos ua impononi të hanë njëherë ushqim pastaj ëmbëlsirën
Është e rëndësishme që ata ta mbarojnë shujtën me ushqimin e drekës por këtë bëjeni duke e inkurajuar që së pari të marrë të gjitha vlerat ushqyese që i nevojiten të cilat nuk mund t’i marrë vetëm nga ëmbëlsira që do hajë më pas.

Ndryshojeni përceptimn ndaj ëmbëlsirave
Mijëra artikuj janë shkruar duke demonisuar ushqimet me sasi të larta të sheqerit. Ëmbëlsirat e përpunuara nuk duhet konsumuar, ama mund të bëni kombinime të shijshme me përbërës të ëmbël të cilët janë po aq të shëndetshme.

Mos ua ndaloni me çdo kusht
Ka prindër që kanë ndaluar rreptësisht përdorimin e çokolatave e ëmblësirave. Kjo mënyrë e prerë e lirisë ndikon që fëmijët të rriten me limite të panevojshme. Siç thotë rregulli i parë, jini të hapur me ta në mënyrë që ta kuptojnë sa më herët efektin negative të mbi-ngrënies së ushqimeve të ëmbla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat