Metoda për të luftuar alergjitë - Bota Sot
Metoda për të luftuar alergjitë

Shëndetësia

Metoda për të luftuar alergjitë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 15:13
Ilustrim

Alergjitë më të zakonshme janë të shkaktuara nga grimca të vogla në ajrin që marrim frymë.

Ndryshe nga alergjitë ndaj ushqimit ose alergjitë e lëkurës, simptomat mund të shkaktohen nga një frymëmarrje e thellë.

Personat të cilët vuajnë nga alergjitë përpiqen të shmangin rrezet e forta të diellit. Mbase mund të jenë polenat. Ose mbase janë kikirikët, kafshët ose një lloj detergjenti.

Me poshtë do të lexoni 5 mënyra të cilat pakësojnë impaktin e simptomave alergjike

Siguroni shtëpinë tuaj nga alergjitë

Polenat janë në numër më të lartë herët në mëngjes dhe pasdite, kështu që mbani dritaret tuaj mbyllur në këto kohë. Gjithmonë pastroni me një leckë të lagur në mënyrë që pluhuri të absorbohet.

Gjithmonë bëni dush para gjumit

Polenat dhe shkaktarë të tjerë mbeten në flokun tonë gjatë ditës, në këtë mënyrë hyjnë në rrugën tonë të frymëmarrjes. Lani vazhdimisht pizhamet dhe batanijet tuaja për të hequr qafe pluhurin dhe polenat të cilat ato mund të akumulojnë.

Mos i hiqni qimet tuaja të hundës ose vetullat

Këto qime luajnë një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e alergjive. Ato janë një mur mbrojtës. Grimcat e pluhurit mbesin në vetulla dhe në këtë mënyrë parandalojnë që ato të futen në membranën e syrit.

Përdorimi e ujit të kripur

Përdorimi i ujit të kripur për të larguar pluhurin dhe polenat që grumbullohen në hundë është një mënyrë efektive për të parandaluar simptomat e ftohjes.

Përdorni Vazelinë

Një shtresë e hollë vazelinë e vendosur poshtë hundës parandalon grimcat që të hyjnë në hundë. është më tepër efektive nëse përdoret gjatë natës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...