Terapia e re tregon sukses tek gratë me kancer të gjirit

Shëndetësia

Terapia e re tregon sukses tek gratë me kancer të gjirit

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:29
Ilustrim

Gratë e reja që vuajnë nga një formë e zakonshme e kancerit të gjirit të avancuar kanë parë që norma e mbijetesës të ju përmirësohej në mënyrë të konsiderueshme kur u trajtuan me një ilaç që sulmon qelizat e kancerit, kanë treguar studimet klinike ndërkombëtare.

Studimi u krye në mesin e 672 grave nën moshën 59 vjeçare, të cilat kanë marrë një ilaç të quajtur ribociclib, në kombinim me një formë të përbashkët të terapisë hormonale.

Shtatëdhjetë përqind e grave që morën terapinë ishin të gjallë pas 42 muajsh sipas gjetjeve, krahasuar me 46% për gratë që u trajtuan vetëm me terapinë hormonale dhe një placebo.

Kjo, thanë hulumtuesit, korrespondonin me një rrezik më të ulët të vdekjes prej 29% në pacientët që merrnin terapinë e kombinuar.

Rezultatet u paraqitën në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike në Çikago të shtunën dhe do të botohen të martën në New England Journal of Medicine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat