Çfarë duhet të bëjnë 60-vjeçarët që të jetojnë më gjatë

Shëndetësia

Çfarë duhet të bëjnë 60-vjeçarët që të jetojnë më gjatë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 18:38
Ilustrim

ëse vuani nga diabeti apo tensioni i lartë i gjakut, atëherë duhet të jeni të rregullt në kryerjen e analizave tek mjeku. Foto: Flickr

Kur kapni të 60-tat mund të keni më shumë kohë që të merreni me veten tuaj.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja është fakti që ju duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj në këtë moshë në një aspekt tjetër.

Lexoni mëposhtë për disa këshilla që duhet t’i zbatoni për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme.

Nuk është kurrë vonë për të nisur një jetë të shëndetshme.

Mos mendoni që vetëm se jeni 60 vjeç, trupi juaj nuk ka më shpresë. Përkundrazi, me kujdesin e duhur ju mund të eliminoni dëmin që mund t’i jetë shkaktuar organizmit tuaj.

Një nga gabimet më të mëdha që pengojnë jetëgjatësinë është mendimi se jeni vonë, prandaj mos e bëni.

Filloni të ecni apo të merreni me aktivitet fizik minimalisht 2 orë në javë.

Jepini kohën e duhur mendjes suaj

Stresi siç e kemi thënë është një nga vrasësit e heshtur, dëmet e të cilit nuk i vëmë re derisa është tepër vonë.

Kur kapni të 60-tat jeta qetësohet, dhe ritmi nuk është më aq i ngarkuar.

Këto janë kushtet perfekte për t’u marrë me shëndetin e mendjes. Nuk thonë kot një mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë.

Gjeni kohë të kujdeseni për trupin tuaj

Mos e lini edhe trupin tuaj që të dalë në pension vetëm sepse ju nuk punoni më.

Ushqehuni me prodkute të shëndetshme dhe merruni me aktivitet fizik. Organizmi juaj do t’jua di për nder.

Mos e lejoni që të plogështohet, pasi kështu muskujt dhe kockat do të fillojnë të degradojnë.

Mendoni pozitivisht për procesin e plakjes

Studimet më të fundit sugjerojnë që nëse keni një qasje positive ndaj plakjes ju arrini të zgjasni jetën tuaj me 7.5 vite.

Prandaj mos u shqetësoni nëse vitet shtohen, mendoni vetëm për gjërat që ju keni arritur mes tyre.

Mos neglizhoni takimet me mjekun

Ajo çka është e rëndësishme në çdo moshë, por tani edhe pak më shumë, janë kontrollet e shpeshta tek mjeku.

Duke qenë se trupi nuk funksionon si më parë, dhe shqetësime shëndetësore fillojnë e shfaqen, këshillohet që të kryeni vizita të shpeshta me mjekët përkatës në mënyrë që të keni gjithçka në kontroll.

Gjithmonë është më mirë të parandaloni se të kuroni një sëmundje.

…Mos harroni analizat

Edhe nëse ju duket sikur mjeku e ka ekzagjeruar me analizat që jukërkon të bëni, dëgjojeni këshillën e tij.

Nëse ju jeni korrekt me analizat tuaja të përgjithshme mjeku juaj do ta ketë më të lehtë për t’ju dhënë diagnozën dhe kurën e saktë.

Dilni sa më shumë me miqtë tuaj

Shoqëria është e rëndësishme kurdoherë. Kur vitet kalojnë, shumë persona fillojnë e mbyllen në vetmi, diçka e tillë nuk është e këshillueshme.

Prandaj sa më shumë të keni mundësi dilni shëtitje, takohuni për kafe me miqtë tuaj, nxirrni nipat apo mbesat në park, shkurt shijojeni shoqërinë me personat e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat