Qëndrimi ulur për 8 orë rresht shkakton probleme të zemrës

Shëndetësia

Qëndrimi ulur për 8 orë rresht shkakton probleme të zemrës

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 15:40
Ilustrim

Sa më gjatë që qëndrojmë ulur, aq më i lartë është rreziku i dështimit të zemrës.

Kështu po tregojnë rezultatet e hulumtimit të kryer në Universitetin e Teksasit, në të cilën morën pjesë më shumë se 1700 persona.

Shkencëtarët analizuan gjakun e vullnetarëve dhe zbuluan se njerëzit që qëndronin ulur më shumë gjatë ditës kishin nivel më të lartë të rrezikut nga sulmi në zemër.

Në grupin e rrezikshëm u klasifikuan ata që qëndronin mesatarisht më shumë se nëntë orë në ditë dhe, krahas dëmtimit të zemrës, rreziku i diabetit ishte i theksuar.

Veçanërisht shqetësues ishte fakti se ushtrimet nuk ndihmonin, nëse qëndrimi për orë të gjata ulur ishte prezent.

Tani për tani, nuk dihet se pse qëndrimi ulur është i lidhur me dështimin e zemrës, kështu që kërkime shtesë janë të nevojshme për t’i dhënë një shpjegim këtij korrelacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat