Limoni ndihmon në shëndetin e zemrës

Shëndetësia

Limoni ndihmon në shëndetin e zemrës

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 23:20
Limoni

Fruta e limonit përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila është shumë e dobishme për trupin tonë. Madje sipas ‘Healthline’ në një limon gjendet 31 mg vitaminë C.

Disa studime kanë treguar se konsumi jo vetëm i limonit, por edhe i shumë frutave që janë të pasura me vitaminën C çojnë në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Veç vitaminës C te limoni gjejmë edhe fibra, të cilat e ndihmojnë shumë shëndetin tonë, e sidomos në zemër.

Për këtë arsye është mjaft i këshillueshëm konsumi i kësaj frute dhe i produkteve të tjera që përmbajnë vitaminën C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat