Për trajtimin e depresionit mbërrin një medikament në formë spray që hidhet në hundë, duke lënë pas pilulat e zakonshme.
Agjencia Amerikane Rregullatore e Medikamenteve “Food and Drug Administration”, ka miratuar këtë ilaç për terapinë kundër depresionit, veçanërisht tek ata pacientë që kanë probleme të rënda me depresionin dhe në rastet ku anitdepresivët e tjerë nuk kanë funksionuar.
Ky spray do të shpërndahet në mënyrë mjaft të kontrolluar dhe me kushte të forta.
Medikamenti do të përdoret nën kontrollin e mjekut në klinika të certifikuara dhe pacienti nuk ka të drejtë ta marrë në shtëpi.
Sipas FDA ky është medikamenti i parë në botë antidepresiv që vepron në kohë rekord dhe përmirëson ndjeshëm humorin e pacientit.