Pse 90% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet e gojës?! Ja si t’i parandaloni

Shëndetësia

Pse 90% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet e gojës?! Ja si t’i parandaloni

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:13

Kujdesi për dhëmbët nuk lidhet vetëm me larjen e tyre në mënyrë sistematike.

Të kesh një shëndet të mirë oral do të duhet të shkosh tek mjeku specialist ( dentisti) e ndërkohë edhe të kesh një kulturë shëndetësore të mirëmbajtjes së aparatit të gojës.

Sipas Shoqatës së Stomatologëve Shqiptarë, sëmundjet e gojës janë më të përhapurat dhe prekin rreth 90% të popullsisë. Ato kanë një impakt domethënës në shëndetin e përgjithshëm të çdo individi.

Por edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre shqetësimin se rreth 90 % e popullsisë së botës do të vuajnë të paktën një herë gjatë jetës së tyre nga një sëmundje e gojës, duke filluar nga kariesi dhe sëmundjet periodontale, të cilat çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe kancerin e gojës. Në gjithë botën, 60-90% e fëmijëve të moshës shkollore vuajnë nga kariesi dentar.

Incidenca e kancerit oral shkon nga 1 deri në 10 raste për 100.000 njerëz në shumicën e vendeve. Rreziku për t’u prekur nga kanceri oral është 15 herë më i lartë kur kombinohen bashkë dy faktorët kryesorë të rrezikut, duhani dhe alkooli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat