Qëndroni në njërën këmbë dhe filloni të numëroni – numri i sekondave që i përballoni zbulon se a rrezikoheni nga sulmi në tru

Shëndetësia

Qëndroni në njërën këmbë dhe filloni të numëroni – numri i sekondave që i përballoni zbulon se a rrezikoheni nga sulmi në tru

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Verifikimi i thjeshtë i cili mund t’jua zbulojë në cilën gjendje shëndetësore jeni

Koha të cilën mund ta kaloni duke qëndruar në njërën këmbë është mënyra shumë e lehtë të parashikoni sa mirë do të plakeni, por edhe a do t’ju kërcënojnë sulmi në tru apo demencia.

Hulumtimi i bërë në revistën “Sulmi në tru” ka zbuluar që personat të cilët nuk mund të qëndrojnë në njërën këmbë më gjatë se 20 sekonda kanë rrezik më të lartë nga sulmi “i qetë” në tru të cilin e karakterizon gjakrrjedhje e vogël në tru i cili nuk shkaktojnë simptoma por rrit rrezikun nga sulmi “i plotë” në tru dhe demencia.

Nga ana tjetër, një studim tjetër ka treguar që personi i shëndetshëm në moshën 70-vjeçare mesatarisht mund të qëndrojë 20 sekonda në njërën këmbë (më shumë se 20 sekonda është rezultat i mirë), derisa mesatarja për personat në moshën tetëdhjetëvjeçare 9 sekonda.

John Bruer, profesor i mjekësisë sportive konsideron që personat e moshës midis 40 dhe 60 vjeç do të duhej të qëndronin një minutë.

– Ky është test i shkëlqyeshëm për stabilitetin tuaj, por edhe për forcën e ligamenteve të cilat mbështesin gjunjët. Nëse nuk mund të qëndroni një minutë, atëherë përfundimisht do të duhej të punoni në kondicionin tuaj fizik dhe në shëndet – thotë Bruer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat