Eshte momenti i lindjes?

Shëndetësia

Eshte momenti i lindjes?

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 19:11
Ilustrim

Jeni në ditët e fundit të shtatëzanisë dhe ju duket se çdo shqetësim po sinjalizon momentin e lindjes? Ja si ta kuptoni kur ka ardhur vërtet!

Ujërat plasën! Në këtë moment duhet të njoftoni menjëherë mjekun pasi mund të rrezikoni marrjen e ndonjë infeksioni.

Lehtësim i urthit. Me rritjen e fëmijës do të keni djegie në stomak, gjë e cila do të reduktohet në momentet e fundit të shtatëzanisë, kjo pasi fëmija shkon drejt legenit. Ju tashmë mund të merrni frymë më me lehtësi.

Dhimbje në shpinë. Kjo mund të vazhdojë për disa ditë, dhe ky moment mund të pasohet nga fillimi i kontraksioneve. E lehtësoni këtë dhimbje duke pirë një paracetamol, duke mbajtur këmbët lart, duke bërë një masazh ose duke bërë një banjo të ngrohtë.

Ju jeni “shënuar”. Tapa mukoide që mbulon cerviksin mund të bjerë disa ditë para se të fillojë procesi i vërtetë i lindjes. Ju do të kuptoni që tapa ka rënë nëse do të shikoni prezencën e sekrecioneve me ngjyrë kafe, rozë ose të kuqe, në formën e peltes si edhe me fije.

Gjiri nxjerr kulloshtër. Ditët e fundit të shtatëzanisë sasia mund të jetë më e madhe.

Diarreja. Kontraksionete uterusit mund të shkaktojnë diarre.

Fryrje në vaginë. Trupi juaj do të pësojë ndryshime në momentete fundit të shtatëzanisë edhe në zonën vaginale.

Urinim i shpeshtë. Në këtë fazë evitoni lëngjet e tharta të cilat e irritojnë fshikëzën e urinës.

Energji të mëdha. Gruaja gjatë ditëve të fundit të shtatëzanisë mund të paraqitet tepër energjike. I ruani ato energji për në momentin e lindjes.

Ecja ndryshe. Ecja juaj tashmë mund t’i ngjajë asaj të një rosaku apo kauboi.

Kontraksionet. Sigurohuni që nuk bëhet fjalë për kontraksionet Braxton-Hicks. Dhimbjet e vërteta janë ato që i ngjajnë atyre të mesntruacioneve, të cilat janë të rregullta dhe bëhen gjithmonë edhe më frekuente si edhe më të forta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat