Ndriçimi i theksuar në festivale nxit sulmet epileptike

Shëndetësia

Ndriçimi i theksuar në festivale nxit sulmet epileptike

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 00:15
Ilustrim

Ndriçimet e theksuara në festivalet muzikore mund të rrisin rrezikun e sulmeve epileptike, kanë paralajmëruar hulumtuesit.

Ekipi holandez tha se edhe njerëzit që nuk janë diagnostikuar me epilepsi mund të preken.

Studimi i tyre u nxit nga rasti i një 20 vjeçari, pa histori të epilepsisë, i cili papritur u rrëzua dhe kishte një problem shëndetësor në një festival.

Hulumtuesit thanë se festivalet duhet të kufizojnë ndriçimin në nivelet e rekomanduara.

Epilepsia është një gjendje që ndikon në tru. Ka shumë lloje, dhe mund të fillojë në çdo moshë.

Rreth 3% e njerëzve me epilepsi janë fotosensitive, që do të thotë se sulmet e tyre shkaktohen nga dritat e ndezura apo ndriçim i menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat