Dy orë në natyrë bëjnë mirë për shëndetin

Shëndetësia

Dy orë në natyrë bëjnë mirë për shëndetin

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 20:18
Ilustrim

Shëndeti fizik dhe mendor përfiton nga koha e kaluar në parqe, pyje apo plazh dhe kjo është e ditur, por kërkimi i ri, tregon se sa kohë duhet të qëndrosh në natyrë që të prodhohet efekti.

Nëse do të konfirmohet edhe nga kërkime të mëtejshme, dy orë në natyrë mund ti bashkohen pesë ditëve fruta dhe perime dhe 150 minutave ushtrime në javë, si këshillë zyrtare për një shëndet të mirë.

Përfundimi është bazuar në intervistat e 20 mijë personave në Britaninë e Madhe, për aktivitetin e tyre në një javë. Nga ata që kishin shpenzuar pak apo aspak kohë në natyrë, një e katërta raportoi shëndet të keq dhe thuajse gjysma tha se nuk ishin të kënaqur me formën e tyre. Në kontrast, vetëm një në shtatë nga ata që kishin kaluar të paktën dy orë në natyrë thanë se shëndeti i tyre nuk ishte i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat