Shenjat të cilat tregojnë që keni mpiksje gjaku në trup

Shëndetësia

Shenjat të cilat tregojnë që keni mpiksje gjaku në trup

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 10:41
Foto

Mpiksjet e gjakut janë grumbullime gjaku, të cilat kanë ndryshuar nga gjendja e lëngët në formë xheli

Më së shpeshti nuk e dëmtojnë shëndetin tuaj, sepse, mbrojnë trupin tuaj nga gjakrrjedhja kur priteni.

Kur mpiksjet e gjakut shfaqen thellë në vena, mund të jenë shumë të rrezikshme. Lloji i rrezikshëm i mpiksjeve quhet trombozë e thellë venoze. Posaçërisht është rrezik kur mpiksjet e gjakut lëvizin dhe arrijnë deri në mushkëri apo zemër.

Në vazhdim shikoni simptomat të cilave duhet t’u kushtoni kujdes:

1. Rrahjet e zemrës

Nëse keni mpiksje gjaku në mushkëri, ndoshta do të ndieni presion në mushkëri. Në këtë rast, tahikardia mund të jetë e shkaktuar nga niveli i ulët i oksigjenit në mushkëri. Për këtë shkak, zemra juaj përpiqet ta kompensojë mungesën dhe fillon gjithnjë e më shpejt të punojë.

2. Shkurtësia e frymëmarrjes

Nëse përnjëherë keni kuptuar që e keni shumë të vështirë të merrni frymë thellë, mund të jetë simptomë e mpiksjes së gjakut në mushkëri, që quhet emboli mushkërore.3. Kollitja pa kurrfarë shkaku

Nëse donjëherë keni sulme të papritura të kollës së thatë, si edhe frymëmarrje të vështirësuar, shpejtësi të shtuar të rrahjeve të zemrës dhe dhembje në gjoks, kjo mund të thotë që keni ngjizje gjaku në mushkëri. Ndoshta do të nxirrni me kollë mukozë apo madje edhe gjak.

4. Dhembja e gjoksit

Dhembja e gjoksit zakonisht është e mprehtë, mirëpo lehtë mund të mendoni që keni sulm në zemër. Dallimi kryesor midis tyre është që embolia mushkërore gjithmonë përkeqëson frymëmarrjen. Në këtë rast, duhet të thirrni menjëherë ndihmën e shpejtë, sepse pasojat mund të bëhen fatale.

5. Skuqje e fortë në këmbë

Nëse pikat e kuqe apo të errëta në lëkurën tuaj shfaqen pa ndonjë shkak, mund të jetë simptomë e mpiksjes së gjakut në këmbën tuaj. Gjithashtu, mund të ndieni nxehtësi në këtë zonë, madje edhe dhembje derisa i shtrëngoni gishtat nga poshtë lart.6. Dhembje në dorë apo këmbë

Dhembjet e shkaktuara nga mpiksja e gjakut lehtë mund të ngatërrohen me ngërçe të muskujve, mirëpo lloji i tillë i dhembjeve shpesh ndodh kur jeni duke ecur apo kur i lakoni këmbët në drejtimin lart.

7. Ënjtja

Kjo gjendje konsiderohet rast urgjent, sepse mpiksja mund të lirohet në çfarëdo momenti dhe të arrijë deri te ndonjë organ juaji.

8. Njolla të kuqe në lëkurë

A i keni vërejtur vijat e kuqe të cilat papritur shfaqen përgjatë venave tuaja? A ndieni nxehtësi kur i prekni? Këto janë shenja paralajmëruese dhe ju nevojitet ndihma e shpejtë mjekësore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat