Gjërat që i ndodhin trupit kur nuk flini mjaftueshëm

Shëndetësia

Gjërat që i ndodhin trupit kur nuk flini mjaftueshëm

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:48
Foto

Ditëve të sotme, rëndësia e gjumit çdo herë po merr më shumë vëmendje, pasi që mungesa e gjumit është duke u shndërruar në problem të madh për shoqërinë moderne.

Tani është koha për të filluar të punohet dhe të zgjidhet ky problem, pasi që hulumtimet tregojnë se çdo i treti amerikan e fillon ditën pa gjumë të mjaftueshëm.

Siç duket, neve vazhdimisht na nevojitet më shumë kohë dhe rrjedhimisht përfundojmë duke zgjuar vonë thuajse tërë natën.

Në anën tjetër, kur flemë mjaftueshëm, ne zgjohemi me më shumë energji dhe jemi më produktivë, më të shëndetshëm dhe ndihemi më mirë.

Gjumi nuk është vetëm për të pushuar – gjumi adekuat ndikon në shëndetin tonë të përgjithshëm dhe shpie në një jetë më të gjatë.

Ekspertët e gjumit kanë treguar se mungesa e gjumit mund ta ndryshojë materien e bardhë të trurit, por fatmirësisht trupat tonë mund ta riparojnë vetveten.

Përveç materies, studimet tregojnë se mungesa e gjumit ndikon edhe në gjenet tona.

Këto janë disa prej efekteve të dëmshme që i shkakton mungesa e gjumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat