Humbni peshë për të mposhtur diabetin

Shëndetësia

Humbni peshë për të mposhtur diabetin

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Humbja në peshë mund të çojë në shërimin nga diabeti i tipit 2. Sipas kërkuesve, nëse sëmundja është në fazat fillestare, humbja e peshës dhe mbajtja e saj në mënyrë konstante mund të ndikojë në zhdukjen e tij.

Kjo është vërtetuar nga një studim i fundit i kryer mbi 300 pacientë, që konfirmoi lidhjen mes humbjes në peshë dhe shërimit nga kjo sëmundje. 36% e pacientëve që u përfshinë në studim në një periudhë kohore prej 2 vjetësh patën rezultate shumë të mira pas humbjes së peshës.

Kjo gjë ishte vërejtur edhe në kërkime të tjera të mëparshme, por kjo është hera e parë që lidhja mes diabetit 2 dhe humbjes së peshës është konfirmuar mbi pacientët. Sipas njërit prej autorëve të studimit Roy Taylor, i Universitetit Newcastle në Britaninë e Madhe, diabeti i tipit 2 nuk është një gjendje e pakthyeshme, madje edhe mund të mos rishfaqet nëse pesha qëndron konstante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat