Pse skuqja nga dielli është e dhimbshme?

Shëndetësia

Pse skuqja nga dielli është e dhimbshme?

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 06:46
Ilustrim

Shkencëtarët shpesh janë pyetur pse ndodh kjo, ndërsa sipas hulumtimeve të fundit, e kanë kuptuar se çfarë ndodh në të vërtetë.

Skuqja, djegiet dhe dhimbja shpesh mund të jenë pasoja të ekspozimit të tepërt në diell. Rrezet ultraviolet UVB dëmtojnë molekulat ARN të qelizave të lëkurës, ndërsa ARN e tillë e dëmtuar nuk kodon proteinat. Qelizat e dëmtuara me ekspozimin e tepërt në diell lëshojnë ARN të tilla të cilat veprojnë si sinjal i dëmtimit dhe nxisin qelizat përreth në krijimin e molekulave inflamatore. Kështu vjen deri te reaksioni zinxhir i cili shkakton djegiet.

Trupi e fillon këtë proces për të larguar qelizat e dëmtuara me potencialin që, për shkak të dëmtimeve, të bëhen kancerogjene, lëkura në këtë mënyrë shërohet nga djegiet, ndërsa neve na duket si skuqje e dhimbshme në lëkurë.

Duheni të kini kujdes edhe tek rrezet UVB edhe UVA, të cilat kalojnë nëpër xham dhe rroba më të lehta, prandaj me rastin e blerjes së kremit për rrezitje ia vlen të kontrollohet nëse kanë mbrojtje kundër të dy llojeve të rrezeve UV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat