Sot nis java e shëndetësisë Kosovë-Turqi

Shëndetësia

Sot nis java e shëndetësisë Kosovë-Turqi

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 07:21
Ilustrim

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, të hënën fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019.

Hapja e këtij bashkëpunimi tashmë tradicional midis dy shteteve do të bëhet në Drejtorinë e SHSKUK-së, ku të pranishëm pritet të jenë ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, krerët e SHSKUK-së, ekspertë të fushave të mjekësisë nga Turqia si dhe kolegët e tyre nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Gjatë Javës së Shëndetësisë, e cila do të mbahet nga data 17 deri 23 qershor, ekspertë të fushave të ndryshme të mjekësisë nga Turqia, në bashkëpunim, me mjekët nga Kosova do të kryejnë intervenime mjekësore në institucionet që janë pjesë e SHSKUK-së, ndërsa në mes javë për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë e Turqisë, Emine Alp Meşe me ç’rast dy ministritë respektive të Shëndetësisë do të nënshkruajnë Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi ndërmjet dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat