Për 23 vite mban gërshërët në stomak

Shëndetësia

Për 23 vite mban gërshërët në stomak

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 12:20
Gërshërë

Një grua kishte mbetur e habitur kur kuptoi se në bark kishte pasur një palë gërshërë që për 23 vite i kishte bartur, pas prerjes cezariane që e kishte pasur në një spital rus.

Ezeta Gobeeva, 62-vjeçe, për vite me radhë kishte pasur dhimbje të mëdha në bark, derisa mjekët ishin të bindur se ajo kishte probleme me mëlçi duke i përshkruar kështu barna të ndryshme kundër dhimbjes

Megjithatë ajo kishte i ishte nënshtruar prerjes cezariane gjatë vitit 1996, ku mjekët ia kishin harruar një palë gërshërë në barkë mbi 15 centimetra që nuk kishte ditur që i ka brenda deri tani.

Gobeeva nga Osetia e Veriut, ka deklaruar se pasi kishte bërë rëntgenografinë janë konstatuar shkaqet që kanë quar në dhimbje të mëdha në bark.

Punonjësi i spitalit fillimisht mendoi se ajo kishte harruar një palë gërshërë në xhep, por shpejt e kuptoi se objekti i metaltë ishte brenda barkut të saj.“Aty shihen qartë gërshërët, më thanë se kam gërshërë brenda barkut”, ka deklaruar Gobeeva.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë ka konfirmuar se kanë filluar hetimet lidhur me këtë skandal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat