Shtatzënia ndihmon tek çrregullimet në të ushqyer

Shëndetësia

Shtatzënia ndihmon tek çrregullimet në të ushqyer

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:04
Ilustrim

Derisa shtatzënia për gratë të cilat kanë çrregullim në të ushqyer mund të ndihmojë, ato që nuk kanë pasur problem me të ushqyerit, mund t’i bëjë të lëndueshme, dhe të ndikojë që, çrregullimet të zhvillohen për herë të parë

Këto zbulime janë kontradiktore me njohuritë e mëhershme, sipas të cilave shtatzënia shëron të gjitha çrregullimet në të ushqyer, ka thënë doktoresha, Cynthia M. Bulik, nga Universiteti Northern Carolina Chapel Hill.

“Është e rëndësishme të dihet se, nuk mund të shëroheni nga çrregullimi në të ushqyer, që në momentin, kur mbeteni shtatzënë”, ka tërhequr vëmendjen doktoresha Bulik, e cila së bashku me ekipin e saj, ka përcjellë shtatzëninë e hiq më pas se 14.157 grave.

Para shtatzënisë, 0.1 për qind e grave kanë pasur anoreksi, 0.7 për qind bulimi, derisa 3.5 për qind, kanë pasur çrregullim të natyrshëm të ushqyerit të tepërt, derisa 0.1 për qind kanë pasur çrregullim të pastrimit të zorrëve pas ushqim të tepërt.

Çrregullimi në të ushqyer të tepërt, manifestohet me konsumimin e tepruar të masës së ushqimit, pa kontroll, dhe dallon nga rritja normale e oreksit, i cili paraqitet tek shtatzënat. Njerëzi të cilët vuajnë nga ky çrregullim, nuk shtyhen të vjellin dhe në asnjë mënyrë tjetër të zbrazjes së lukthit dhe zorrëve.

Madje 78 për qind e grave që kanë pasur çrregullim të pastrimit pa ushqim të pakontrolluar, të ushqyerit para shtatzënisë, e kanë ndërprerë këtë kur kanë qenë shtatzëna. Gjithashtu 39 për qind e grave që kanë pasur çrregullim të ushqyerit të tepërt, janë shëruar gjatë shtatzënisë, si dhe 34 për qind e grave që kanë vuajtur nga bulimia.

Derisa ato gra që kanë pasur çrregullim në të ushqyer janë shëruar, madje 711 gra në shtatzëni për herë të parë kanë zhvilluar çrregullimin e të ushqyerit.

Hulumtimi gjithashtu ka dëshmuar se, gratë me të ardhura të vogla dhe me arsimim të ulët, si dhe ato që kanë pasur abortim apo pinë duhan, janë më të prira për t’u sëmurë nga çrregullimet në shtatzëni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat