E dinit se ekziston edhe uria nervoze? Ja çfarë e shkakton atë

Shëndetësia

E dinit se ekziston edhe uria nervoze? Ja çfarë e shkakton atë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 06:11
Ilustrim

Emocionet mund të çojnë në dëshirën e pakontrollueshme për ushqim. Ankthi, mërzia, trishtimi, shqetësimi, mund të kërkojnë kompensim në kërkim të vazhdueshëm për diçka jo të shëndetshme për të ngrënë. Por, shkaqet nuk janë vetëm psikologjike: nëse ndiheni të pangopur, kjo mund të varet edhe nga ADN-ja juaj.

Njihuni me shkaqet, që të bëni të mundur menaxhimin më të mirë të problemit dhe veprim më efektiv për të “shuar” urinë e vazhdueshme.

1.Keni etje – Edhe nëse keni ngrënë nuk ndiheni të ngopur, ndoshta nuk ka të bëjë me urinë. Mendoni kur ishte hera e fundit që keni pirë ujë. Pini një gotë dhe prisni pak kohë. Ndjenja e urisë do të zvogëlohet dhe do të zbuloni se në realitet keni pasur vetëm etje. Konsumoni një sasi të madhe uji nga mëngjesi dhe gjithmonë gjysmë ore para çdo vakti.

2.Ndoshta nuk flini mirë – Nëse nuk keni fjetur mirë do të zgjoheni i uritur, diçka që nuk do të ndodhë nëse flini për 7-8 orë. Gjatë natës organizmi sekreton një hormon të quajtur melatonin që kujdeset për funksionimin korrekt të trupit.

3.Stresi – Ne të gjithë reagojmë në dy mënyra kur përballemi me momente stresi. Njerëzit të cilët nuk mund të hanë asgjë dhe ata që hanë më shumë, vetëm për shkak se ata janë të shqetësuar. Nëse jeni gjithmonë i uritur në kohë stresi dhe ankthi, duhet të mbani parasysh se nuk është arsye për të ngrënë ushqime të pashëndetshme. Thërrisni miqtë tuaj, bëni sport, lexoni një libër, çdo gjë që do t’ju shkëpusë dhe nuk do të mendoni për ushqimin.

4.Mungesa e proteinave – Vazhdimi i urisë sipas tch mund të jetë për shkak të mungesës së proteinave, të cilat sigurojnë energji dhe një ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes. Hani perime dhe fruta së bashku me proteina.

5.Nuk keni një orar fiks për të ngrënë – Për të parandaluar urinë e vazhdueshme, bëni pesë vakte në ditë: mëngjes, drekë, darkë dhe dy vakte në mes. Mos kaloni asnjë dhe nëse mundeni, gjithmonë i bëni ato në të njëjtin orar ose me një interval kohor të ngjashëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat