Si të mbroni fëmijët nga dielli

Shëndetësia

Si të mbroni fëmijët nga dielli

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 09:52
Ilustrim

Shijojeni kohën tuaj të lirë duke marrë rreze dielli, por pa u dëmtuar.

Dermatologët kudo në botë thonë që varet vetëm nga ne nëse dielli është një mik i mirë apo një armik i pamëshirshëm: duhet të mësojmë të mbrohemi mirë. Dhe sidomos ta ruajmë sa më mirë lëkurën e butë e delikate të fëmijëve.Ajo ka nevojë për një mbrojtje shumë të lartë, që të shmangë eritemat dhe djegiet dhe të stimulojë mbrojtjen e tij natyrale, nxirjen.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se nuk duhen ekspozuar fëmijët në diell deri në moshën gjashtë muaj.

“Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat; u lagni flokët shpesh,  u vini syze dielli me filtra të veçantë mbrojtjeje, të certifikuar me markën CE;  përdorni produkte për fëmijë me faktor mbrojtës jo më pak se 20, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte rezistentë ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50;  u vishni rroba të gjera prej pambuku ose liri”,-rekomandojnë ekspertët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat