Orët e gjata të punës ju vënë në rrezik për sulm në tru

Shëndetësia

Orët e gjata të punës ju vënë në rrezik për sulm në tru

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 14:36
ilustrim

Puna për orë të gjata lidhet me rritjen e rrezikut të sulmit në tru, thonë studiuesit.

Orët e gjata u përcaktuan në studimin francez si më shumë se dhjetë orë në të paktën 50 ditë në vit.

Njerëzit që kisin punuar orë të gjata përgjatë një dekade kishin rrezikun më të madh të pësonin sulm në tru.

Shoqata në Mbretërinë e Bashkuar tha se kishte shumë gjëra që njerëzit mund të bënin për të luftuar efektet e orëve të gjata të punës, si ushtrimet dhe ngrënia e mirë.

Hulumtuesit, nga Universiteti Angers dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Kërkimeve Mjekësore, analizan të dhënat mbi moshën, pirjen e duhanit dhe orët e punës nga një studim i popullsisë prej më shumë se 143,000 të rriturve.

Pothuajse një e treta benin ore te gjata pune, 10% prej të cilëve bënin këtë veprim për dhjetë vjet. Në përgjithësi, 1,224 persona kishin pësuar sulm në tru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat