Gluteni është “fajtor” edhe për astmën?

Shëndetësia

Gluteni është “fajtor” edhe për astmën?

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 21:07
ilustrim

Te një numër gjithnjë e më i madh njerëzish me teste laboratorike po zbulohet jotoleranca ndaj glutenit

Kjo është pjesërisht pasojë e ndryshimeve në përbërjen kimike të grurit dhe të drithërave të ngjashme, në të cilat gjithnjë e më shpesh gjenden substanca gjithnjë e më shumë agresive.

Këtë problem nuk duhet njëjtësuar me sëmundje autoimune të celiakisë, e cila bartet gjenetikisht dhe mund të pengohet, paralajmërojnë ekspertët.

Jotoleranca ndaj glutenit gjithsesi mund të arrihet gjatë jetës, posaçërisht nëse e teproni me konsumimin e brumërave, picës dhe ushqimit nga drithërat.

Ndjeshmëria ndaj proteinës e cila gjendet në grurë, tërshërë dhe thekër mund të identifikohet sipas tretjes, fryrjes së barkut, jashtëqitjes së shpeshtë, lodhjes dhe reagimeve alergjike në lëkurë, ekzemave dhe psoriazës.

Megjithatë, disa pulmologë të fëmijëve theksojnë që madje edhe sëmundjet siç është astma bronkeve, në 70 për qind të rasteve është e lidhur me jotolerancën ndaj glutenit.

Nga ana tjetër, celiakia është sëmundje e lindur e cila mund të identifikohet në moshën më të hershme.\

Te bebet, celiakia mund të manifestohet nëpërmjet jashtëqitjeve të shpeshta, jashtëqitjes së yndyrshme dhe zhvillim të pamjaftueshëm të fëmijës.

Nëse ushqimi menjëherë nuk rregullohet edhe celiakia mbetet e paidentifikuar, më vonë në fëmijëri mund të shfaqen dukuria e hiperaktivitetit, problemi me të folurit, tërheqja në vetvete dhe sëmundje të ndryshme neurologjike.

Ekzistojnë edhe rastet kur kjo sëmundje është drejtpërdrejt e lidhur me shfaqjen e autizmit.

Në moshën e rritur, nëse nuk aplikohet ushqimi pa gluten, mund të shfaqen dukuritë e të thatit, dhembjeve kronike në lukth dhe lloje të caktuara të karcinomeve.

Ndryshimi komplet i ushqimit është treguar aq efikas sa që rezultatet vërehen që pas disa ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat